Deponia Tetove

Në Tetovë po ndodh një tragjedi e përmasave katastrofike dhe e përditshme me djegien e deponive të egra, të cilat ekzistojnë si shkak i papërgjegjshmërisë së skajshme dhe joseriozitetit të autoriteteve lokale dhe qendrore. Edhe sot kur mbeturinat po “mbysin” tetovarët përgjegjësit kryesor për këtë – Komuna e Tetovës dhe autoritetet qendrore vazhdojnë të jenë në gjumë të thellë. Kundërmimi i tymit ka arritur edhe në komunat e Zhelinës, Bërvenicës dhe Bogovinës, ndërsa të mos flasim për Tetovën dhe fshatrat për rreth. Ndërsa, BDI premtim kryesor e kishte dislokimin e deponisë, në vend të saj vetëm se vazhdojnë dhe shtohen këto deponi të egra që ngufasin qytetarët.

Lëvizja BESA – Tetovë i bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse – kryesisht Komunës së Tetovës, që menjëherë të ndalin “helmimin” që u bëhet banorëve të këtyre zonave, e mos të luaj me fatin e mijëra tetovarëve duke anashkaluar këtë problem të madh që kemi me deponinë e egër, pasi do të përballen me mllefin popullor. Kështu, BESA – Tetovë paralajmëron: nëse nuk bëhet zgjidhja e këtij problemi me deponinë, ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tetovarëve.

19.08.2017                      Lëvizja BESA – Tetovë