IMG_5058

Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, si dhe Faton Fazliu, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të BESËS, kanë realizuar takim me Eviola Prifti, anëtare e Komisionit Evropian, Gerrard Quille, anëtar i Parlamentit Evropian, dhe Jorgen Sill nga Partia Social Demokrate në Parlamentin Evropian.

Në këtë takim kryesisht është biseduar për zgjedhjet e ardhme lokale të 15  Tetorit, me ç’rast përfaqësuesit e Lëvizjes BESA kanë bërë të ditur se do të jenë të angazhuar maksimalisht që zgjedhjet të jenë fer, të lira dhe demokratike, ndërsa kanë shtuar se sërish përgjegjëisa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor bie mbi Qeverinë aktuale. Gjithashtu u bisedua edhe për funksionimin e Parlamentit.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të tilla miqësore të ketë edhe në të ardhmen.

 

Shkup, 30.08.2017                                                                                         Lëvizja BESA