besa-1-620x330

Lëvizja BESA ka prezantuar mbrëmë kandidatët për kryetarë komunash si dhe bartësit e listave për këshilltarë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe këshilltarët komunal në përgjithësi. Kandidati për kryetar të Tetovës, kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami theksoi se ka ardhur koha për të dënuar me votë ata të cilët ngulfatën dhe i humbën dinjitetin qytetit universitar.

Kasami kërkoi më 15 tetor besimin e tetovarëve me votë për shkak se sipas tij, subjekti të cilin drejton ai ka projekte konkrete për Tetovën dhe qytetarët e saj.

“Me Lëvizjen Besa ky shesh nuk do të jetë më i njëjtë. Me projektin të cilin e ofron Lëvizja Besa edhe ky shesh do të ketë mundësi që të mbaj tubime në një ambient të mbyllur, sepse vizioni ynë është që komplet sheshi të jetë i hapur për qytetarët, me kalime nëntokësore dhe parkingje nëntokësore. Të gjithë projektet që i ofron Besa do të jenë për një Tetovë me dinjiteti, Tetovë me ajër të pastër, rrugë të hapura dhe të pasura, për një Tetovë që e meriton epitetin Tetovë universitare, Tetovë e qytetëruar, për një jetë urbane dhe të shëndoshë – tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, njëherit kandidati për kryetar komune në Çair, në fjalimin e tij në Konventë, ka thënë se tashmë nuk nuk do të ketë votë shqiptare që do të shkojë për ata që Shkupin Shqiptar e japin për ideologjitë titise. brahimi u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 15 tetorit ta mbështesin frontin e krijuar nga Lëvizja BESA kundër “enveristëve” dhe “titistëve”.

Shkup, 25.09.2017                                                                                         Lëvizja BESA