Shenur Osmani

Lëvizja Besa – dega Kumanovë shpreh shqetësimin e thellë për nxënësit e fshatit Kosturnik, të cilët nga mospërfillja dhe anashkalimi i cili i bëhet banorëve të Kosturnikut nga komuna dhe së fundi edhe nga qeverija, kanë ngelur pa objekt shkollorë.

Objekti i shkollës së Kosturnikut ka filluar të ndërtohet nga mjete vetanake të banorëve dhe është arritur deri te pllaka e mes katit të parë. Nga mungesa e mjeteve financiare punimet janë të ndërprera dhe për këtë arsye nxënësit e këtij fshati rrëzikojnë që të mos e fillojnë zhvillimin e mësimin për vitin e ri shkollorë në shtatorë.

Për ti dalur në ndihmë këtyre nxënësve, Lëvizja Besa si parti opozitare, përmes deputetëve të saj propozoi amandament për mbarimin e ndërtimeve të kësaj shkolle për të cilën nuk nevoiten më shumë se 25.000 €. Edhe përkundër nevojës urgjente të këtyre nxënësve amandamenti i jonë u refuzua nga ana e kësaj qeverie “reformatore”, e cila shtiret se do ti bëjë reformat e mëdha në arsim dhe do ju ndihmojë shqiptarëve, kurse nuk është në gjendje të ndajë një fond minimal nga buxheti që të zgjidh një hall të madh të këtyre banorëve.

Lëvizja Besa – Dega Kumanovë kërkon nga qeveria që të vendosin në funksion arsyen, të pranojnë amandamentin për shkollën e Kosturnikut dhe të ju dalin në ndihmë nxënësve të këtij fshati me të vetmin qëllim, që edhe këta nxënës të kenë mundësi që vitin e ri shkollorë ta fillojnë në objektin e ri shkollorë. Po ashtu, përkujtojmë qeverinë se arsimi fillorë është obligativ dhe si i tillë qeveria obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për zhvillimin e arsimit.

Shkup, 03.08.2017                                                                                         Lëvizja BESA