21124954_10213995700469420_359574717_o

 Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, realizoi takim me kryetarin e asociacionit qytetar “MOST”, Darko Aleksov.

Në këtë takim u bisedua për rendësin e bashkëpunimit me sektorin civil për të dhënë të gjithë kontributin e vetë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

“Lëvizja BESA është e përkushtuar maksimalisht për zgjedhje të lira dhe demokratike, kështu që për Lëvizjen BESA është shumë e rëndësishme të respektohet ligji, se vetëm kështu mund të shpresojmë në një proces të rregullt zgjedhor” – ka deklaruar kryetari Kasami.

Lëvizja BESA gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, siç është “MOSTl”, për të sjellë frymë pozitive gjatë fushatës parazgjedhore që na pret.

Shkup, 25.08.2017                                                                                        Lëvizja BESA-Shkup