Kryetari Bilall Kasami takohet me Ambasadoren e OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me këtë rast kryetari Kasami ka bërë të ditur se BESA i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, dhe se do të kontriboj maksimalisht për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

22.09.2017                                                                  Lëvizja BESA