Një fotografi thonë se flet sa 1.000 fjalë. Ne kemi dëgjuar premtime të panumërta nga kryetarja e Komunës së Tetovës njëherit nënkryetare e BDI-së, znj. Teuta Arifi por e gjithë ajo që ka ndodhur në realitet janë këto pamje që nuk duan shumë koment.

Është ky mjerim me të cilin ballafaqohet qyteti më i ndotur në Evropë. Janë këto pamje që pasqyrojne më së miri turpin e zonjës Arifi dhe partisë së saj, Bashkimit Demokratik për Integrim që lejuan diskriminimin e Komunës së Tetovës në të gjitha aspektet.

Andaj, ne Rinia e Lëvizjes BESA – Tetovë e kemi quajtur këtë Ekspozitë e Turpit pavarësisht se e dimë se kemi të bëjmë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë.

Tetovë 29.10.2016                                          Forumi Rinor Lëvizja BESA – Tetovë

Video dhe fotografi nga aksioni i sotëm i Forumit Rinor – Lëvizja BESA  Tetovë “Ekspozita e turpit të BDI-së”:

viber-1 viber-image0 viber-image01 viber-image02 viber-image03 viber-image04 viber-image09 viber-image9 viber-image121 viber-image323 viber-image32323 viber-image42441 viber-image323232 viber-image8 323233232 viber-image6