viber image2

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me vendimin për ta vendosur Qendrën e Rehabilitimit në Spitalin e Kumanovës. Sikur të mos mjaftonte diskriminimi në aspektin e investimeve që iu bë Kumanovës dhe terrori që u ushtrua ndaj saj nga aparatura shtetërore, me Qendrën e Rehabilitimit ky qytet veçanërisht do të bëhet i pasigurte për rininë dhe fëmijët tanë.

Nuk mumd të qëndrojmë indiferent karshi situatave të rrezikshme në të ardhmen, që mund të prodhojë dislokimi i kësaj qendre rehabilituese në Kumanovë, përkatësisht në spitalin e qytetit.

Ne nuk jemi kundër Qendrës Rehabilituese, përkundrazi përkrahim trajtimin e personave në nevojë dhe risocializimin e tyre. Mirëpo, lokacioni i përcaktuar nuk i ploteson as për së afërmi standardet e nevojshme, por përkundrazi e thellon problemin dhe e shton rrezikun pasi që ndodhet në një zonë ku qarkullimi është i dendur, ndërsa për personat që kanë nevojë për një trajtim të tillë, qetësia është parakusht themelor dhe i domosdoshëm.

Shkup, 31.07.2017                                                                              Lëvizja BESA – Kumanovë

viber imag12e viber imag234324e viber imag79865432e viber image2 viber image12312 viber image97865 viber image231212 viber image455454 viber image765645 viber image1234123 viber image34243232423